Ambasadori britanik: Bashkëpunimi me Shqipërinë, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

0
901

Edhe pas largimit të Britanisë së madhe nga Bashkimi Europian, ky vend do të vazhdojë të jetë i angazhuar në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan.

Mesazhi u dha në mënyrë të qartë nga ambasadori i Britanisë së madhe në Tiranë Duncan Norman, gjatë festimeve për 92 vjetorin e lindjes së mbretëreshës Elisabetë II, ku i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra, përfaqësues të politikës, diplomacisë dhe medias.

“Disa menduan se me Brexit, Britania e madhe do ta humbiste forcën e saj, që nuk do të kishim më një rol në skenën botërore, por në fakt e kundërta është duke ndodhur. Në Shqipëri si në pjesën tjetër të botës, po bëhemi edhe më të pranishëm. Jo vetëm në fusha si siguria apo mbrojtja, por në një shumëllojshmëri aktivitetesh”- u shpreh ambasadori britanik në Shqipëri.

Ndër të tjera ambasadori Norman theksoi se Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë nga afër në sfidat e përbashkëta si lufta kundër krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm, por njëkohësisht do të punoje për të nxitur të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të shpalosin potencialin e tyre në sektorin digjital përmes iniciativës së ambasadës britanike Techhub.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here