Europe Agency marrëveshje me Policinë Bashkiake, trajnime falas për efektivët

0
1107

Europe Training Institute, pjesë e Europe Agency,  i ofron falas  Policisë Bashkiake të Tiranës  trajnimin e efektivëve  në fusha të ndryshme  si ajo e komunikimit publik,  gjuhëve të huaja dhe  dhe trajanimeve të ndryshme “Soft Skills”, me qëllim  rritjen e aftësive profesionale,  dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv, i Europe agency Ermal Jauri, dhe drejtori i policisë bashkiake,  Ermal Kapllanaj.

Ermal JauriUnë ju falenderoj dhe ju përgëzoj për punën që keni bërë, për ndryshimin e imazhit dhe për cilësinë që sot policia bashkiake jep kundër qytetarit. Nga ana tjetër shpesh herë kemi parë dhe raste që për një veprim qoftë dhe të nxituar apo të pa peshuar mirë si punonjës policie hedh gjithë punën e mundit dhe të institucionit tonë, duke mos u përshtatur me individin që kemi përballë. Për këtë arsye ne jemi sot këtu për të institucionalizuar marrëveshjen mes Europe Training Institute dhe policisë bashkiake për formimin profesional në aftësi të buta për punonjësit e policisë bashkiake. 

Kryeinspektori i Policë Bashkiake, Ermal Kapllanaj, vlerësoi këtë mundësi të ofruar nga Europe Agency, ndërsa tha se bashkia e Tiranës ka objektiv të punës së saj arsimimin e policëve me qëllim  rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Ermal Kapllanaj: Kjo na bën ne që të jemi shumë të bindur për rezultate shumë më të mira  dhe në trajnimin që do zhvillojmë bashkarisht në disa fusha të ndryshem, përfshi komunikimin publik dhe aftësit dhe njohuritë në gjuhë të huaja për shkak se sic e dimë Tirana është bërë një nga destinacionet turistike të Shqipërisë. 

Marrëveshja është një ndër nismat që  mes Europe Agency dhe bashkia Tiranë, kanë ndërmarrë  në fushën e punësimit  dhe formimit profesional duke krijuar  lehetësi dhe mundësi për të gjitha shtresat qofshin të shoqërisë civile ashtu dhe të punonjësve të administratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here