Bashkia e qytezës Change në Francë nuk e ka harruar heroin shqiptar të fundjavës që lamë pas, Florim Shehun, i cili u shpëtoi jetën dy familjeve nga përmbytjet që goditën zonën.

Mediat franceze shkruajnë se kreu i bashkisë Denis Mouchel e ka konkretizuar premtimin e  tij për mbështetje, duke hapur një fond në Bashki për ti ardhur në ndihmë azilantit nga Kosova.

Florimi la makinën e tij “Peugeot 205” të notonte në lumë për tu ardhur në ndihmë njerëzve.

Por me dy fëmijë të mitur dhe gruan, 33 vjeçarit i duhet të ushqehet dhe është në kërkim të punës.

Por pa makinë për të lëvizur e ka të vështirë ndaj dhe fondi i hapur ka për qëllim mbledhjen e kontributeve për ti mundësuar Shahut blerjen e një makine të re.

Të dielën që lamë pas, Florim Shehu shpëtoi  dy famijle fqinje që rrezikoheshin të mbyteshin për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga përmbytjet që përfshinë rajonin e Mayenne-s.

Në fillim u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët të tij të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Më pas një telefonatë e djalit të një fqinji tjetër e alarmoi. Ai jetonte në Paris, por familja e tij ukrainase e cila jetonte në komunën e vogël të Changé ishte në telashe.

Florim shkoi të ndihmonte dhe ata. Prindërit dhe një grua të re të cilët jetonin në katin përdhesë që ishte i mbushur me ujë. Dera ishte e mbyllur dhe u duhej të dilnin nga dritaret.

“Është heroi ynë” thonë fqinjët për shqiptarin nga Kosova.

Florim humbi makinën në ngjarjen e së dielës. Ai jeton prej tre vitesh në Francë ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s por ende nuk ka marrë përgjigje.

LEAVE A REPLY