Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ndodhen për një vizitë në Gjermani.

Ata janë të ftuar në Takimin vjetor të Berlinit, ndërsa mësohet se kanë zhvilluar takime të shumta me deputetë gjermanë dhe politikanë vendas.

Siç bëhet e ditur, ish-kryeministri Berisha dhe Mediu kanë zhvilluar disa mëngjese e dreka pune.

Diskutimet kanë qenë për situatën në Shqipëri dhe mundësinë e hapjes së negociatave nga ana e BE-së.

Gjatë vizitës sa tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu kanë takuar deputetët gjermanë, Johannes Selle, Andreas Lamel, Volkmar Klein, Michael Link dhe Albert Weiler.

LEAVE A REPLY