Tuesday, June 19, 2018

Ministri i Jashtëm gjerman mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

99
0

Gjermania ende nuk ka marrë një vendim nëse do të votojë  për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë apo jo, por në lidhje me këtë ka folur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Kreu i diplomacisë gjermane mbështeti shprehimisht hapjen e negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë, siç rekomandohet nga Komisioni i BE, raporton Reuters.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas bëri fushatë për një rol më të sigurt për Evropën në botë, duke bërë thirrje për reforma të gjera.

“Nëse Europa nuk vepron së bashku, atëherë së shpejti do të trajtohet vetëm”, tha Maas të mërkurën në një fjalim në Berlin.

LEAVE A REPLY