Pasi kryebashkiaku Erion Veliaj takoi dhe sqaroi sot artistët për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, të shumta janë edhe reagimet politike.

 

 

Mes tyre është edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili thotë se kryeministri Rama ka për qëllim të kthejë çdo vepër arkitekturore në kullë.

Për të ilustruar statusin e tij, Ndoka ironizon me një fotomontazh të drejtorit të Teatrit Hervin Çuli. Ai mban në duar një pankartë ku shkruhet: “Jap sallën e Teatrit me qira! Për fejesa, martesa, vakiathe dhe synetlleqe”.

STATUSI I PLOTË
🌈Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo). 😢
♦️Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliëood-it”! 👎
⛔️Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.
⛔️Teatri Kombëtar, katër kulla! 😡
⭕️Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.
🔕Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!
📣Teatrit po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama! 👍
Unë jam me Robert Ndrenikën! 🙏

LEAVE A REPLY