Veliaj ‘këshillë’ për PD: Hodhët 10 vezë e s’më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë

0
1320

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ErionVeliaj ka dhënë një përgjigje për PD-në pas aksionit të sotëm të të rinjve të FRPD që qëlluan me vezë ndaj tij. Më shumë si këshillë, Veliaj iu tha se duhet të stërviten më shumë me shënjestrën.

“Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë”, tha Veliaj, teksa i drejtohej një të pranishmi në dëgjesën me artistët për teatrin.

Incidenti ndodhi sot para dëgjesës, ku një grup të rinjsh nga FRPD kanë qëlluar me vezë kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë se po prish teatrin për të lejuar aty ngritjen e kullave.

Kryebashkiaku shfaqet në këmbë, ndërsa një person i afrohet dhe e qëllon me vezë. Veliaj mbrohet, ndërsa i riu neutralizohet menjëherë nga forcat e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here