Ish-shefi i misionit Euralius vlerëson procesin e vetingut ndërsa kërkon që kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve të përshpejtohet. Rainner Deville theksoi se procesi është i nevojshëm për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit ndërsa sipas një monitorimi të komitetit shqiptar të helsinkit, deri në muajin maj ka pasur 736 ankesa tek KPK për gjyqtarët dhe prokurorët që janë pjesë e sistemit.

Procesi i vettingut po funksion sipas standardeve, por duhet të përshpejtohet. Ish-Shefi i misionit Euralius në Tiranë Rainner Deville theksoi se ky proces është i nevojsëhm për luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimin e Drejtësisë.

Rainner Deville“Rezultatet deri më tani tregojnë se procesi ka qënë i drejtë dhe i pandikuar nga komentet politike. Nëse të gjithë aktorët do t’i japin mbështetje procesit, atëherë do të kemi një process që ecën më shpejt pa cënuar cilësinë”

Ish-kreu i Euralius kërkoi fuksionimin e Këshillit të Emërimit në Drejtësi pasi kështu do të bëjë të mundur edhe zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetuese, institucion që ka mbetur me 3 anëtarë dhe praktikisht jashtë funksionit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur kërkuan rezultate më të shpejta nga vlerërsimin i gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi sipas tyre kjo lidhet edhe me procesin e integrimit.

Skëndaj: Është një proces që është pashmangshmërisht lidhur në mënyrë esenciale me procesin e integrimit europian. Kjo reformë ka qenë një tërmet e sistemit. 

Dobrushi: Numri i ankesave që qytetarët i kanë drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë i konsiderueshëm, çka tregon besimin e tyre tek procesi dhe institucionet. 

Sipas monitorimit të procesit të vettingut nga ana e Komitetitet Shqiptar të Helsinkut rezulton se deri në muajin maji ka patur 736 ankesa tek KPK për gjyqtarët dhe prokurorët.

LEAVE A REPLY