Bashkëshorti i Mimoza Hafizit padit LIBRA-n: Dua të më kthejë 25 milion lekë

0
1161

Biznesmeni Hasan Hafizi, pronar i kompanise së ndërtimit të rrugëve “Albavia”, dhe bashkëshorti i ish-deputetes Mimoza Hafizi, ka paditur në gjykatë partinë LIBRA. Hafizi i është drejtuar me një kërkesë-padi gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon prej Libra-s 25 milionë lekë (të vjetra), si dhe bllokimin e financave.

 

 

Politiko.al ka siguruar dokumentin e kërkesë-padisë së Hafizit, ku bie në sy fakti se kontrata nuk është nënshkruar mes tij dhe LIBRA-s, por ndërmjet biznesmenit Hafizi dhe pronarit të ndërtesës ku është strehuar partia politike për disa muaj.
2-29

1-30
Politiko ka kontaktuar me përfaqësues të partisë Lista e Barabartë të cilët pranojnë se po përgatisin një reagim dhe thonë se 25 milionët që kërkon z. Hafizi janë kontributi i tij vullnetar për partinë, në të cilën në atë kohë bënte pjesë si bashkëthemeluese bashkëshortja e tij, Mimoza Hafizi.

Me sa duket, konfliktit mes dy ishëve të LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, ka marrë forma të tjera, duke përfshirë edhe bashkëshortin e ish-deputetes.

Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi i LIBRA-s dhe aktualisht drejton televizonin Top Channel. Më pare, mes tij dhe Hafizit, ka patur një përplasje që është bërë publike edhe në media. Partinë LIBRA aktualisht e drejton një njësi e quajtur ‘Bërthama’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here