Doni të studioni në Itali? Ja dokumentet që duhen paraqitur në fazën e parë

0
688

Të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në një nga programet e studimit në ciklin e parë apo të dytë në universitetet italiane, kanë afat deri në 24 korrik të këtij viti për të paraqitur kërkesën për pararegjistrim. Në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare e më tej prezanton të gjithë dokumentacionin që duhet dorëzuar pranë ambasadës italiane të Tiranës apo Konsullatës Italiane në Vlorë.

 

 

Ndërkohë dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit e më pas të apostilohen pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve. Drejtuesja e INAS Albania, Beskida Aliaj bën me dije për të interesuarit se mbrojtja e certifikuar e gjuhës italiane është e domosdoshme, e më tej tregon se studentët kanë mundësi të aplikojnë për një shumëllojshmëri degës në një nga universitetet italiane. Fazën e parë, studentët paraqesin dokumentacionin e kërkuar e më tej ky informacion merret në shqyrtim deri në kthimin e një përgjigjeje përfundimtare mbi aprovimin ose jo të kërkesës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here