Hetim pasurisë së Xhafajve, prokuroria kërkon dokumentet nga bankat

0
809
Deputeti i PS Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ se duke ndryshuar fleten e votimit po cenon rende procesin zgjedhor.

Ka disa javë që ka nisur hetimi për pasurinë e Agron-Geron Xhafajn.

Pas audio-përgjimit të bërë publik nga PD-ja, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet dhe mes tyre po heton edhe pasurinë e Xhafajve.

Sipas ligjit antimafia, nëse një pjesëtar i familjes hetohet burimin e pasurisë, atëherë duhet të hetohen të gjitha lidhjet e tij.

Pikërisht, pas nisjes së hetimit për Agron-Geron Xhafajn, do të hetohet edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pretendon se nuk ka përgjegjësi për vëllanë e tij.

Sot FaxNews ka mësuar detaje të reja nga hetimi pasuror për vëllain e ministrit të Brendshëm.

Burimet kanë bërë të ditur se Krimet e Rënda kanë nisur shkresë bankave të nivelit të dytë dhe hipotekave.

Hetuesit kanë kërkuar informacion për të verifikuar pasuritë e Agron-Geron Xhafajt, nëse i justifikon ato apo jo.

Xhafaj ndodhet në burg në Romë, pasi është dënuar atje me 7.2 vite burg për trafik droge.

Prokuroria nisi hetimet, pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike ku Albert Veliu thotë se ka folur me vëllanë e ministrit për trafikimin e një sasie kanabisi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here