Thursday, April 25, 2024
Home Kronika E rëndë, gruaja vret burrin në tregun e Milotit

E rëndë, gruaja vret burrin në tregun e Milotit

0
1631

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në tregun e Milotit në Kurbin, ku gruaja ka vrarë me armë zjarri burrin.

Policia thotë se  krimi ka ndodhur “rreth orës 07:10, ku shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç”.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here