Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama i ka shprehur ngushëllimet, Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për humbjen e babait të tij.
“U prehtë në paqe, shkruan Rama, – dhe i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire babait tuaj të nderuar i dashur Ramush, babait hero që ka në themelet e Kosovës së lirë edhe gjakun e bijëve të tij, edhe sakrificat dhe heroizmin e luftës së Haradinajve të Gllogjanit, në ballë të luftës së UÇK-së.
Takimi me babain tuaj të ndjerë në kullën e Haradinajve, do të mbetet për mua një kujtim krenarie e i paharruar si madhështia e shpirtit të Hilmi Haradinajt! Ju pastë lënë jetë që të rroni e ta kujtoni përherë vetëm për të mirë! Me shpirt e zemër pranë jush në këto çaste dhembjeje”, përfundon Luan Rama.