Apeli i të rinjve: Të forcohen institucionet, 4 mijë raste dhune të denoncuara

0
540

Të rinjtë kërkuan më shumë masa për të parandaluar dhunën, forcimin e institucioneve dhe politikave për mbështetjen e tyre. Sipas statistikave që raportoi rrjeti i të rinjve, 4 mijë denoncime janë bërë në polici me shkak dhunën.

Të rinjtë në komisionin parlamentar të shëndetësisë raportuan se 4 mijë raste të dhunës mbi bazë gjinore janë regjistruar në policinë e shtetit, dhe se 2500 gra kanë kërkuar urdhër mbrojtje. Këto fenomene më baze dhune dhe diskriminimi janë problematikë ku nuk garantohet siguria dhe sistemi i referimit në institucione. Të tjera cështje që ngriti rrjeti i të rinjve lidhet me kartën e studentit, kartën rinore, arsimin, studimin e tregut dhe politikat mbështetëse ndaj tyre.

Klaudio Pulaha: Ndaj institucioneve përkatëse është ku kanë shkuar lekët të cilat janë buxhetuar se objektivi 2/6 duhet të ishte përmbushur me kohë dhe realisht kërkojmë një përgjigje nga institucionet përkatëse përsa i përket kartës së rinisë. Duam që 210 mijë studentët gjimnazistë në Shqipëri të përfitojnë lehtësira të cilat do të vijnë nga kjo kartë rinore.

Në argumentin politikë, Lsi e konsideroi situatën si shqetësuese në kohën kur të rinjtë po largohen nga vendi, pasi sipas tyre me 0.01% të buxhetit dedikuar kësaj kategorie.

Floida Kërpaçi: Mendohet që të jetë e ardhmja e të rinjve, prandaj marrim sot përgjigje që të rinjtë nuk duan të rrinë këtu por largohen nga Shqipëria sepse këto mundësi nuk i shohin duke pasur një fond prej 0.01%.  

Shpat Kolgega: Sic është ndarë përgjegjësia, ashtu është ndarë dhe buxheti. Pra nuk është buxhet që është i fokusuar vetëm në Ministrinë e Arsimit sepse ka ministri të tjera që gjithashtu merren me cështje të të rinjve sic është Ministria e Shëndetësisë apo e Punës.

11 organizata rinore u bën bashkë në një reagim të tyre në protestë dhe në komisionet parlamentare zbatimin e planit kombetar i veprimit, që do të thotë më shumë të drejta dhe mbështetje për të rinjtë duke qenë se 35% e popullësisë është në moshë të re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here