Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Itali, goditën tre banda kriminale, njëra ishte shqiptare, në pranga 23 persona

Itali, goditën tre banda kriminale, njëra ishte shqiptare, në pranga 23 persona

0
744

Policia italiane ka goditur tre banda kriminale, njëra prej të cilave e përbërë nga shqiptarë, tjetra nga moldavë dhe rumonë dhe banda e tretë e përbërë nga kosovarë dhe moldave.

Siç raportojnë mediat italiane në pranga ranë 23 persona, si të përfshirë në organizata kriminale, grabitje, vjedhje, rrëmbime, përdorim armësh.

Operacioni u zhvillua nga karabinierët italianë të Stradella në bashkëpunim me ata të Piacenza, Milano, Brescia, Padova e Alessandria.

Operacioni i koduar  “Vampiri” u koordinua nga prokurorja e Pavia, Valentina De Stefano dhe kryeprokurori Gioergia Reposo dhe kishte filluar në shkurt 2017 pas një serie të gjatë vjedhjesh e grabitjesh në shtëpi  e dyqane.

94 sulme të kësaj bande janë kryer nga shkurti i 2017 deri në qershor 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here