Kontrolli në kufi, kapet me 12 kg heroinë në Itali, shqiptari me pasaportë franceze

0
919

 

Një sasi prej 12 kg drogë është sekuestruar dje në autostradën në Chiasso. Plot 12 kg heroinë, sipas La Regione, u gjetën brenda një makine me targa zvicerane, në hyrje të Italisë, nga rojet kufitare.

Shoferi i makinës, një shtetas francez me origjinë shqiptare, ka ngjallur dyshimet e policisë, që ka kontrolluar makinën, duke përdorur edhe njësinë e qenve antidrogë. Në një fund të dyfishtë, mes vendeve të pasme, janë gjetur njëzet pako që përmbanin drogën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here