Lihen ne burg 6 te arrestuarit ne Shkoder per trafikun e lendeve narkotike

0
1078

Gjykata e Shkodres ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per 6 te arrestuarit te cilet u kapen me momentin e shkembimit me 200 kg kanabis. Seanca u zhvillua per te gjithe njeheresh pa pranine e mediave dhe familjareve.

Mbrojtja kerkon shpalljen e ndalimit te paligjshem pasi mungon akti i ekspertizes se lendes se gjetur ndersa pergjimet nuk jane te mjaftueshme per ti mbajtur ne burg. Vete te pandehurit nuk kane folur por kane lene avokatet te bejne mbrojtjen

………………………………………………………………………………………………………………

Operacioni i koduar WEST UNIVERS” u ndërmor pak pas mesnatës së 15 qershorit në Shkodër ndërsa procedimi penal kishte nisur më 7 qershor.

Grupi i trafikut të lëndëve narkotike u kap në momentin kur po bëhej shkëmbimi i mallit.

Të arrestuarit janë:

– Ardit Sali Haxhagici, 34 vjeç, banues ne Shkoder

– Bardh Simon Gostini, 37 vjeç, banues në Lezhë

– Neritan Sulejman Saraçi, 51 vjeç, banues në Shkodër

– Rezart Xhelal Çarçani, 34 vjeç, banues në Shkodër

– Ramadan Mustafa Dushaj, 61 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,

– Vilson Gjergj Ndoka (Nokaj), 26 vjeç banues në Lezhë, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë F.M., 30 vjeç dhe S.N., 20 vjeç.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale

-Një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike

-Dy pistoleta (armë zjarri)

-7 aparate telefonësh celularë

-Radio marrëse

-Automjete të përdorur nga autorët në veprime etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here