Monday, June 17, 2024
Home Politikë Rama i “tërheq veshin” deputetëve: Qytetarët kanë halle, mos u merrni me...

Rama i “tërheq veshin” deputetëve: Qytetarët kanë halle, mos u merrni me punësime

0
718

Pas një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me qytetarët në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri është i pakënaqur me ritmin e punës. Mësohet se ai i ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos merren me punësime me mesazhe.

Rama: Mos u merrni me punësime me mesazhe. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Kujdes me emërimet, ato të bëhen bazuar në anën profesionale, jo militante.

Ai i ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen nëpër zona dhe të jenë  sa më pranë qytetarëve.

Rama: Qytetarët kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me taDrejtorët qesharak militante sjellin 10 vota, por heqin 10 çdo ditë duke bërë të pakënaqur njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here