Policia e Tiranës shkatërron një grup kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Tiranë por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Shënjestër e tyre ishin kasafortat e bizneseve të ndryshme.

Në pranga kanë përfunduar 5 shtetas, te gjithe te denuar me pare per vjedhje me armë, ndërsa  janë sekuestruar automjete, armë zjarri, lëndë narkotike, veshje, portofolë me stemë policie e pajisje të tjera të përdorura për realizimin e vjedhjeve.

Arrestimi erdhi pas një pune disa mujore me metoda speciale hetimi nga  Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor.

Janë arrestuar

– Saimir Kuçi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Elton Lika, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë.

– Valmend Pelivani, 27 vjeç, banues në Tiranë, dënuar më parë për vjedhje.

– Donald Ahmetaj, 28 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

– Engrid Hënaj, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga hetimet e policisë rezulton se “ky grup i strukturuar kriminal, në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me armë kasaforta me vlera monetare të bizneseve të ndryshme, jo vetëm në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, por dhe në qytete të tjera të Shqipërisë”.

Gjahtarët e natës

Për realizimin e këtyre ngjarjeve, këta shtetas lëviznin orët e vona të natës të armatosur, përdornin automjete të vjedhura dhe të marra me qera duke u ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Nga puna hetimore është bërë i mundur dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve të ndodhura në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera si Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat, konkretisht i 11 ngjarjeve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit e kryer ne bashkëpunim”, “Vjedhjes me armë“, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotikëve”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformës” dhe “Kanosjes për shkak të detyrës”.

Ja 11 vjedhjet për të cilat akuzohen

– në datë 02.03 2018 ku është vjedhur me armë filiali bankës Credins në rrugën dytësore Tiranë- Durrës. 

– në datë 12.04.2018 ku në Kamëz Tiranë është vjedhur banesa e shtetasit A.Rr.

– në datë 15.06.2018 ku në fshatin Vaqarr eshte vjedhur kasaforta e një mobilerie.

– në datë 18.06.2018 ku tek ish qyteti nxënësve në Tiranë është tentuar të vidhet me armë një mobileri.

– në datë 09.10.2017 ku në qytetin e Kavajës është vjedhur e kasaforta e një firme.

– në datë 06.01.2018 ku është vjedhur kasaforta e një shoqerie në rrugën “Frederik Shiroka”.

– në datë 23.12.2017 ku është vjedhur kasaforta e një dyqani në rrugën “Njazi Meka”.

– në datë 04.06.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermaketi në rrugën “Hysen Xhura”.

– në datë 26.02.2018 ku është vjedhur kasaforta e një supermarketi në rrugën “Tom Plezha”.

– ne date 30.01.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme sheqeri në fshatin Picar bashkia Vorë.

– në datë 06.04.2017 ku është vjedhur kasaforta e një firme në fshatin Ahmetaq bashkia Vorë.

Materialet e sekuestruara

– 3 automjete

– 2 armë zjarri

– 4 maska

– 6 palë doreza pune

– 1 palë pranga metalike si ato të policisë.

– 1 portofol me stemën e Policisë.

– 1 sasi lënde e dyshuar narkotike  e llojit heroinë.

– 1 çantë me vegla pune si pinca, kaçavida.

– 1 gur fresibël që shërben për prerjen e hekurave.

– veshje të ndryshme.

– Pajisje speciale per hapjen e dyerve të blinduara.

– 1 vare dhe 6 leva hekuri.

LEAVE A REPLY