Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka hedhur poshtë të gjitha lajmet e publikuara në mediat se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp refugjatës. Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë.
“Ajo për të cilen është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, ka thënë Vlahutin.