Gianni Pittella letër Contes: Italia ti thotë ‘PO’ negociatave BE–Shqipëri

0
556
Attribution - Non Commericial - No Derivs Creative Commons © European Union 2014 - European Parliament ---------------------------------------- Pietro Naj-Oleari: European Parliament, Information General Directoratem, Web Communication Unit, Picture Editor. Phone: +32479721559/+32.2.28 40 633 E-mail: pietro.naj-oleari@europarl.europa.eu

Senatori i Partisë Demokrate, i qendës së majtë në Itali, Gianni Pittella i dërgoi një letër kryeministrit Giuseppe Conte për t’i kërkuar që në Këshillin e radhës Europian, të konfirmohet pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në fillim të letrës thuhet:

I dashur President, në Këshillin Europian të radhës të 28-29 qershorit Ju kërkojmë të konfirmoni pozicionin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për aderim në Bashkimin Europian të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë.

Senatori i Partisë Demokratike italiane, Gianni Pittella
Gianni Pittella rendit edhe arsyet përse Italia duhet të jetë në favor të përshpejtimit të negociatave.

Në dritën e miqësisë së gjatë që lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, të marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona dhe të përpjekjeve që qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë kryer për të përforcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, besojmë se një pozicion i favorshëm në përshpejtimin e negociatave përkon me interesin italian, maqedonas, shqiptar dhe të gjithë Europës.

Senatori i Partisë Demokratike italiane, Gianni Pittella
Kjo letër është firmosur edhe nga 12 senatorë të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here