Komisioni i Sigurisë, Opozita: Refugjatët, kusht për hapjen e negociatave

0
626

Opozita ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka pranuar të presë 600 mijë refugjatë sirianë me kusht hapjen e negociatave. Por këto akuza janë kundërshtuar nga socialistët të cilët theksuan se zv/ministri i Brendshëm ka folur për kapacitetet që ka vendi ynë dhe jo për ardhjen e refugjatëve. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, e cila sqaron se deklaratat e zv/ministrit kanë qënë për një situatët hipotetike.

Çështja e ngritjes apo jo të një kampi refugjatësh në Shqipëri është debatuar këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë ku opozita ka pretenduar se ky ka qënë kushti i BE-së për hapjen e negociatave.

PD i është referuar një interviste të zëvendës ministrit të Brendshëm për median gjermane ZDF-ja  dhe sipas opozitës qeveria ka pranuar të presë 600 mijë. Por socialistët e kanë dhënë edhe përgjigjen e kontekstit të intervistës së numrit 2 të Ministrisë së Brenshme.

Akuzat e opozitës, në një reagim për mediat, Ministria e Brendshme i ka quajtur spekulime pasi sipas saj zv/ministri Hodaj ka folur për një situatë hipotetike. Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim dhe sskush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Demokratët paralajmëruan se do të ndryshojnë qëndrim pas dates 29 qershor duke paralajmëruar qëndrim të ashpër edhe në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here