Paulin Sterkaj pësoi ishemi cerebrale, si është gjendja e deputetit socialist të Shkodrës

0
2077

Orët më kritike për deputetin e PS-së, Paulin Sterkaj duket se kanë kaluar. Deputeti i Shkodrës pësoi një ishemi cerebrale ditën e djeshme gjatë kohës që ndodhej në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe u shtrua me urgjencë në spitalin e Neuroligjirë pranë QSUT-së, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se sot gjendja shëndetësore e deputetit paraqitet e stabilizuar. Ai mund të flasë dhe mund të lëvizë. Megjithatë, bluzat e bardha rekomandojnë që deputeti të qëndrojë i shtruar edhe për disa ditë të tjera, për të parë reagimin e tij.

Goditja ka qënë e papritur si për të, ashtu edhe për famijarë e miq që i janë gjendur pranë në këto çaste kritike. Në godinën e spitalit të Neurologjisë në kryeqytet pranë tij përveç familjarëve kanë qëndruar kolegë të Partisë Socialiste, por edhe shumë mbështetës të zonës së tij elektorale në Malësinë e Madhe.

Sterkaj i ka treguar kolegëve se që ditën e hënë kishte pasur një luhatje tensioni të cilën nuk e kishte vlerësuar siç duhet, ndërsa të martën është dashur që shërbimet e Kuvendit të thërrasin një autoambulancë e ta çojnë me urgjencë drejt spitalit, pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Paulin Sterkaj ka qenë një nga sportistët më të mëdhenj në mundje. Në mundjen klasike, ai ka qenë absolut në peshat ku ka konkurruar dhe jo më kot është shpallur plot 12 herë kampion kombëtar. Aktualisht, deputeti i Partisë Socialiste në Shkodër vijon mandatin e tretë të deputetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here