Pushoi hetimet për prokurorin e korruptuar dhe trafikantin, Vettingu ‘djeg’ Trenovën

0
684

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) ka shkarkuar sot Prokurorin e Apelit në Tiranë, Gentian Trenova. Trupa e KPK që gjykoi prokurorin Trenova përbëhej nga gjyqtarët Lulëzim Hamitaj, Brunilda Bekshti dhe Olsi Komici. Në këtë seancë mungonte prokurori Trenova, ndërsa përfaqësohej nga avokati i mbrojtës Sami Lami. Nga vlerësimi i KPK, Trenova nuk rezultonte i pastër në tre kriteret e përcaktuara në ligj, figurën, pastërtinë dhe aftësimin profesional.

Apartament dhuratë vjehrrit dhe fshehje pasurie
KPK konstatoi pasaktësi në deklarimin e pasurisë nga prokurori si dhe fshehje pasurie. Sipas KPK, Trenova ka deklaruar një hua prej 5 mijë eurosh të marrë nga prindërit e bashkëshortes së tij, dhe një shifër tjetër të majme sikur i është dhënë nga të tjerë të afërm. Ai disponon dy automjete një ‘’Benz” dhe një ‘’Volsvagen”. Ndërkohë, deklarimi i rremë kap shifrën e 12 mijë eurove.

Gjithashtu Trenova ka ndërmarrë veprime fiktive në zyrën e pasurive të paluajtshme. Prokurori i Apelit në Tiranë pasi ka shtuar një kat në apartamentin e tij dhe ia ka dhuruar vjehrrës, por rezulton se e ka ai në përdorim.

Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna.

Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove.

Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cenojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim.

Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluduar se ka aftësi për të ushtruar profesionin”.

Pushoi hetimet për prokurorin e korruptuar dhe trafikantin të drogës
Javën e kaluar, prokurori pati një seancë dëgjimore me tensione, ku debatoi me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs. Ky i fundit e sulmoi prokurorin në lidhje me dy gjetje të hetimit administrativ të KPK-së. E para kishte të bënte me pushimin e hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe ndaj të cilit kishte një audiopërgjim, ndërsa e dyta kishte të bënte me pushimin e hetimeve ndaj një personi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here