Rama,kryebashkiakëve: S’përgjigjen në kohë, shurdhëri dhe indiferencë!

0
671
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA) ka folur në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, partneritetin strategjik midis dy vendeve, përpjekjet e përbashkëta për të eliminuar kërcënimin e strukturave të organizatës terroriste FETO në Shqipëri, për çështjet e brendshme dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, si dhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e hartave në Kryeministri. Në fjalën e tij, Rama u ndal tek puna e dobët e kryetarëve të bashkive, që sipas Ramës janë duke sabotuar procesin e bashkëqeverisjes. Rama shtoi se janë burra ata që zakonisht nuk përgjigjen. Shefi i qeverisë paralajmëroi se emrat e tyre do të bëhen publikë.

Bashkitë nuk përgjigjen shpesh në kohë, është për të ardhur keq, pasi janë për nga natyra dhe përveçse me ligj, duhet të jenë pranë njerëzve, pranë komuniteteve. E vetmja zonë konflikti që kemi ne me qytetarët është pushteti vendor. Hasim shpesh në shurdhëri dhe indiferencë, nuk kam dashur që të publikoj rastet dhe emrat e bashkive dhe kryebashkiakëve, po do jem i detyruar që ta bëj. Zotërinjtë kryebashkiakë, jo zonjat, janë zotërinj zakonisht ata që nuk përgjigjen, se zonjat kanë dhe ambicie të rizgjidhen, duhet ta llogarisin që sot se do përballen publikisht. Është e vetmja gjë që na ka mbetur pasi koordinatorët që merren me Bashkitë janë kthyer në lutësa, më shumë sesa besimtarët që shkojnë në kisha dhe xhami. Kjo duhet të mbarojë së paku nga ne, po rrënojnë dhe reputacionin e platformës. Këtë nuk mund ta lejojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here