Opozita bllokoi sërish seancën parlamentare, ndërsa lulzim Basha nga foltorja e kuvendit të cilin e mbajti për rreth 1 orë e 30 minuta të zaptuar tha se Gjermania tashmë ka rakorduar vendimin, ku thuhet se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Basha tha se për këtë është njoftuar të mërkurën në darkë (20 qershor) ashtu si edhe kryeministri Edi Rama.
Bashës iu përgjigj Taulant Balla i cili tha se qeveria gjermane është pro Shqipërisë, ndërsa akuzoi atë se ka lobuar kunder vendit tonë.
Tirane- Edhe ketë të enjte, (21 qershor) Kuvendi i Shqipërisë nuk arriti që të mbante punime normale, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë deputet të flasë për projektligjet në rend të ditës.
Lulzim Basha, nga foltotorja që nuk e liroi për asnjë moment, dha lajmin se Gjermania ka marr vendim ku konstatohet se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Lulzim Basha: Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmershme për fatin e negociatave dhe të integrimit të Shqipërisë. Ai ka ardhur sot të bëjë të paditurin, akoma më keq të fshehë të vërtetën, apo ta manipulojë atë. Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko- gjerman dhe takimit Merkel Macron, kristian demokratët dhe kristian socialët gjermanë, aleatët partia jonë si motër dhe social demokratët gjermanë aleatët dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ashtu si Rama e di mirë, lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman tashmë jo vetëm i Gunther Krichbaum, as thjesht i Kristian Demokratëve, por i qeverisë gjermane, se Edi Rama ka gënjyer. Se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë rezolutë që do të bëhet zyrtare javën e ardhshme të martën, për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen thjesht kushte, por edhe një proces kontrolli që demonstron pabesueshmërinë totale ndaj çdo raportimi që është bërë deri më sot nga Edi Rama apo nga hallka institucionale e blerë prej tij.
Në sallë shpërthyen të qeshurat, kur Basha tha se po të mos ishte ndërhyrja e opozitës, vendimi gjerman mund të kishte qenë më i keq.
Basha: Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistmin tonë si opozitë
Balla dhe Rama qeshin.
Basha: Shikoni si zgërdhihen”
Mes debatit dhe akuzave, kryetarit të Partisë Demokratike iu përgjigj, kryetari i grupit parlametar socialist Taulant Balla, i cili beson se Shqipëria do të marr një “po” për negociatat ndërsa sqaroi raportet me Gjermaninë.
Taulant Balla: Të kesh për kryetar Lulin është sikur të kesh kryetar Babalen, Luli dhe Babalja sot janë njëlloj dhe e vërteta është që aq keq e ke punën me Babalen sa ke dy seanca plenare që Babalen nuk e ke më pjesë të transmetimit në FB, sepse Babales i doli lëngu dhe lëngun Lul nuk ke ku ta fusësh më. Qoftë qeveria e koalicionit të madh dhe qoftë qeveria gjermane mbështesin plotësisht hapjen e negociatave”
Tojota me 1.5 milion euro droge?
Në parlament nuk munguan akuzat mes palëve, dhe kjo deklaratë e Bashës habiti jo pak.
Lulzim Basha: “Njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tundin para hundës shumë shpejt.
Përgjigje për këtë akuzë, dha Taulant Balla jashtë sallës së kuvendit.
Taulant Balla: Di që kanë qenë nga PS, Mimi Kodheli, nga PD, Sali Berisha, Lulzim Basha. Nëse Saliu ka qenë me drogë në Toyota dhe e ka parë Lulzimi kjo është çështje e brendshme e PD-së në kuadër të dueleve ndoshta ende të fshehura për lidershipin e PD-së.
Zaptimi i foltores nga Lulzim Basha, detyroi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, të ndërpres dy herë seancën.
Gramoz Ruçi: 10 minuta pushim media te dale jashte”
Ky moment solli një reagim kritit të zëvendës kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama, i cili la të kuptohet se pakënaqësi nuk ka vetëm për mënyrën se si po drejtohet kuvendi por dhe për sjelljen e Lulzim Bashës.
Luan Rama: Krijoni normalitetin e nevojshëm. Lironi foltoren të flitet siç flitet në një parlament normal
Por kjo deklaratë e tij, u zbut nga kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.
Petrit Vasili: “Zoti Luan Rama kërkoi fare mirë të vazhdonim dhe kreu i PD të vazhdonte fjalen e tij pasi iu vu në dispozivion e gjithe koha e grupit te tij parlamentar.
Në kushtet kur diskutimet ishin të pamundura, mazhoranca kaloi në votimin e projkligjeve.
Ndryshe nga gjithë deutetët e opozitës, Nasip Naco dhe Edmond Haxhinasto të LSI-së morën pjesë në votim edhe pse vullneti i tyre ishte kundër nismave ligjore të mazhorancës.