“Der Standard”: Gjermania pro hapjes së negociatave Shqipëri-BE, nëse Franca reziston përballet me pasoja

0
769

Gazeta e përditshme austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, ku e vë theksin tek rezistenca nga ana e Francës për të mos e lejuar një gjë të tillë. Madje sipas gazetës austriake, reforma në drejtësi në Shqipëri konsiderohet si model për vendet kandidate për në Bashkimin Evropian dhe është shumë e vlerësuar nga ana e Berlinit.
“Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reformë kaq gjithëpërfshirëse në drejtësi në ndonjë vend të Europës Juglindore sesa në Shqipëri. Për herë të parë shqiptarët po shpresojnë se korrupsioni më në fund do të luftohet seriozisht, por opozita po përpiqet të minojë reformën në drejtësi. Komisioni Europian e ka vlerësuar progresin që është bërë në këtë reformë. Megjithatë ka rezistencë mes vendeve të Bashkimit Evropian kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Rezistenca vjen kryesisht nga Franca por edhe nga Danimarka dhe Holanda. Ndonëse këto dy të fundit ka gjasa të ndryshojnë mendim, është sërish e mundur që Parisi të votojë kundër shqyrtimit të dy kapitujve të parë në samitin e BE-së më 28-29 qershor”.
Capture
Sipas gazetës “Der Standard”, Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron që çështja e zgjerimit të mos diskutohet para zgjedhjeve në BE në vitin 2019. Ai ka frikë se kjo çështje do të tërheqë skeptikët e BE-së, dhe dëshiron të sigurojë shumicën e gjerë në Parlamentin Evropian për reformat e tij. Megjithatë Franca është paralajmëruar nga shtetet e tjera të BE-së se do të duhet të mbajë vetë pasojat politike nëse bën rezistencë për Shqipërinë. Gjithashtu kjo do të minonte edhe politikën e kushtëzuar dhe besueshmërinë e BE-së, shkruan më tej “Der Standard”.

Sa i përket Gjermanisë gazeta thotë se edhe pse në CDU e CSU ka deputetë kundër hapjes së negociatave, fjala e fundit i takon Merkelit dhe kancelaria është pro. Megjithatë sipas ekspertëve të sigurisë, në BE ka ende më shumë shqetësime për krimin e organizuar, veçanërisht për trafikimin e drogës sesa për prodhimin e kanabisit në Shqipëri. Shqetësimi më i madh është për kontrabandën e kokainës në Evropë”.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here