Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Kamp refugjatësh? Balla: Nuk është diskutuar, por s’kemi kapacitete

Kamp refugjatësh? Balla: Nuk është diskutuar, por s’kemi kapacitete

0
736

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për lajmin e ngritjes së një kampi refugjatësh në vendin tonë. Nga jashtë ambientet e parlamentit, Balla thotë se kjo çështje nuk është diskutuar, por Shqipëria nuk i ka kapacitet, dhe nëse kjo ndodh vendi ynë do të mbajë përgjegjësi për aq sa kapacitet ka.

BallaE dyta që dua të sqaroj është rasti i përsëritur që një budalla hedh një gur në lumë dhe qindra të mençur mundohen të gjejnë çmendurinë e radhës të budallait. Ajo që ka të bëjë me një dezinformim publik se gjoja në Shqipëri do vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë.

Këtu ka një dallim të madh, se njëherë thonë luftëtarë të ISIS dhe njëherë 600 mijë refugjatë. Për asnjëherë nga këto të dyja nuk ka asnjë plan, asnjë negociatë ose bisedë lidhur me këtë çështje.

Ka vetëm një ritkhim të shqetësimit  mbarë europian për një kanal të ri që lidh Europën Juglindore me Europën Qendrore të rrugës së emigrantëve që vijnë nga vendet e konfliktit dhe që mund të shfrytëzojnë këtë kanal Greqi-Shqipëri-Mal të Zi-Kroaci dhe më pas Europa Qendrore.

Ky informacion është publik, por Shqipëria as nuk  negociuar, Shqipëria nuk ka as kapacitete për të strehuar numra të tillë. Por një vend si Shqipëria , që mund të jetë pjesë e këtij kanali transferimi, sigurisht që do të mbajë përgjegjësitë e veta për aq sa i takojnë këllqeve të një vendi me 28 mijë km katëror dhe me 3 mln banorë rezidentë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here