Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shprehet i impresionuar nga mbështetja që Hungari i jep Shqipërisë për çeljen e negociatave.
Postimi i Presidentit Meta në Facebook
I nderuar të takoja dhe të diskutoja me kryeministrin hungarez, mikun tim dhe të shqiptarëve, Viktor Orban. I impresionuar nga mbështetja e tij e fortë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë.
Partnerë në NATO dhe partnerë të ardhshëm në BE.
Të dëshiruar ta shohim në Tiranë gjatë Vitit të Skënderbeut