PPP për kontrollin e pompave të karburanteve, ja sa euro në vit do paguhet për një pajisje

0
768

Dje Këshilli i Ministrave miratoi një bonus me 10% të pikëve për kompaninë “Noa Control”. Ajo kishte bërë një ofertë të pa kërkuar për të marrë me koncesion shërbimin e kontrollit të matësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm.

Deri tan këtë shërbim e kryen Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë kundrejt një tarife prej 7 mijë lekësh (të rinj) në vit që i japin pikat e karburantit inspektorëve të kësaj drejtorie. Të njëjtën ofertë ka bërë edhe kompania “Noa Control”, e cila propozon që kontrolli të bëhet me tarifën 50 euro për kolaudimin e një pajisjeje që ka pika e karburantit, ku në varësi të pikës, varion që të ketë 4 deri në 7 pompa. Kontrolli siç bëhet edhe sot, do të jetë 2 herë në vit, por firma koncesionare ka propozuar që pas dy vitesh, kontrollet të reduktohen në 1 herë në vit dhe tarifa të jetë më e ulët se për pagesën e dy shërbimeve.

Propozimi për këto tarifa, është dorëzuar një vit më parë, pranë ministrisë së Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ndërsa një ditë më parë qeveria vendosi të miratojë dhënien me koncesion të këtij shërbimi për 20 vjet përmes një gare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here