Pronarët në protestë kundër Policisë Kufitare: Na lironi mjetet lundruese

0
854

Pronarët e mjeteve lundruese në Durrës kanë dalë sot në një protestë. Protesta e tyre vjen pas një urdhër të Policisë Kufitare e cila ka bllokuar motorët e ujit, apo mjete të tjera që shërbejnë për argëtimin e pushuesve. Ky bllokim motivohet për shkak se në licencën e tyre duhet të shënohet edhe vend-bazimi i këtyre mjeteve.

Por ky urdhër ka sjellë pakënaqësi te pronarët.

Një tjetër vendim që i penalizon është edhe pajisja me leje lundrimi për këdo që zgjedh të përdorë një nga këto mjete.

Pronarët e quajnë një kërkesë të tillë absurde, pasi jo çdo pushues e disponon një kualifikim të tillë.

Nga Durrësi deri në Kavajë operojnë 12 subjekte të tilla të licencuara për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore. Dy ditë më parë edhe në Vlorë u protestua për të njëjtën situatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here