Rruga Shishtavec – Kukës dëmtohet një vit pas ndërtimit, shkojnë dëm 28 milionë dollarë

0
1156

Megjithëse është destinacion turistik, rruga po e penalizon Shishtavecin. Një vit më parë përfundoi se ndërtuari dhe kushtoi 28 milionë dollarë. Por pamjet tregojnë shkarje inertesh dhe prani të dherave. Trupi i rrugës ka çeduar në disa zona të saj. Vende – vende ka dëmtime serioze.

“Rruga Kukës – Shishtavec, më keq s’ka ku të shkojë, ca turizmi me këto rrugë të këqija. Rrezikshmëria është shumë e lartë”, shprehen banorët

Bashkia e Kukësit edhe pse herë pas here e pastron rrugën, është tërësisht e pafuqishme, qoftë financiarisht, por edhe nga ana e mekanikës për të bërë të mundur mirëmbajtjen.

Kryebashkiaku i Kukësit Bashkim Shehu kërkon kalimin e rrugës nën përgjegjësinë e Autoritetit Kombëtar.

“Mirëmbajtja nga ana financiare është e pamundur, ky është një apel për ndihmë, pasi është një rrugë strategjike për zhvillimin e turizmit”, apelon kryebashkiaku Shehu.

Rruga Kukës – Shishtavec, deri në vitin 2015, ka qenë në inventarin e rrugëve kombëtare, por për shkak të financimit ajo i kaloi njësive vendore. Me përfundimin e financimit sërish i është kërkuar qeverisë të marrë vendim për transferimin, por ende nuk ka një përgjigje dhe segmenti nuk ka mirëmbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here