Duke folur për TvKlan, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se me vettingun Edi Rama është duke larguar prokurorë e gjyqtarë që nuk i pëlqejnë, por edhe ata për të cilët paguhen shuma të mëdha vetëm që të mos kalojnë vettingun.

Ish-kryeministri Berisha ka treguar se, i dënuari Aldo Bare ka dhënë 300 mijë euro vetëm e vetëm që prokurori që e dënoi me burg për jetë të mos qëndrojë më në detyrë.

‘Aldo Bare qëroi prokurorin e vet që kërkoi dënim përjetë kundrejt 300 mijë eurove që i çoi Edi Ramës.

Në këtë mënyrë Edi Rama ka përkeqësuar kushtet dhe këto mesazhe janë të qarta nga Franca e Holanda.

Janë të qarta se me Ramën për herë të tretë bllokohet hapja e negociatave me BE-në’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në intervistë për TvKlan.

LEAVE A REPLY