‘Që të fitojmë Europën, duhet të largojmë Ramën’

0
652

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me një status në Facebook thotë se shqiptarët fillimisht duhet të largojnë Edi Ramën, që më pas të fitojmë Europën.

Pas vendimit të Holandës, kundërshtisë së Francës dhe hezitimit të Gjermanisë, që Shqipërisë ti hapen negociatat.

Reagimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

E ka marrë vesh dhe më i humburi në Shqipëri se Hollanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet. Krimi dhe korrupsioni pengojnë hapjen e negociatave.

I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë : “Jam në ëndërr” është ai vetë, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako…

Zakonisht atyre si Rama shpullat iu bëjnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë.

Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dilemë nuk mund të ketë më.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here