TIRANE- Kur e gjithë vëmendja është ndalur tek data 28 qershor, ditë ku do të jepet edhe vendimi nga vendet e BE nëse do të çelen apo jo negociatat e Shqipërisë me BE, kryeministri Edi Rama është shprehur shumë optimist për një ‘po’.

Gjatë një dëgjese me banorët e Sarandës, kreu i qeverisë tha se ka besim që drita jeshile për Shqipërinë do të ndizet. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek kushtet, ndërsa shtoi se ‘nuk ka proces për në BE pa kushte’.

“Nxisin e gënjejnë deputetët europianë për të mos hapur negociatat (opozita). Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet. Kanë ngritur tymnajë të re tani, s’ka proces pa kushte. Mali i Zi po negocion, ky është një proces. Mali i Zi ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY