Arkitekti që ka projektuar godinën e re të Teatrit Kombëtar, Bjarke Ingels, thotë se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka mundësi që të rikonstruktohet. Ai është i mendimit se dy godinat aktuale të teatrit janë jashtëzakonisht të ngushta, duke mos krijuar hapësirën e nevojshme fizike.
35927068_10214441343620918_4774779176630616064_n
Gjatë një bashkëbisedimi me mediat në Barcelonë, ku ishte edhe News 24, Bjarke Ingels sqaron se godinat ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, por si hapësira argëtimi për ushtarakët italianë.
36121383_10214441343820923_9142767900279439360_n
“Nëse ke një shfaqje të madhe si për shembull Otello, Hamleti apo Mbreti Lear, do të jetë e nevojshme që elementë të mëdha skenikë të hyjnë e të dalin nga skena dhe godina aktuale thjesht nuk e ka gjeometrinë, nuk e ka hapësirën, për të qenë një Teatër Kombëtar i vërtetë. Teatri i ri Kombëtar që kemi projektuar do të ketë dy teatro eksperimentalë që janë tejet të ngjashme me skenat ekzistuese, por do të ketë edhe një skenë të mirëfilltë teatrale që do të ketë mbiskenë, nënskenë, skenat anësore. Pra do të ketë tre hapësira për shfaqje të mbuluara në Teatrin që kemi projektuar, dhe njëra prej tyre do të përmbushë të gjitha kushtet të cilat nuk është e mundur të shtohen në godinat ekzistuese”, siguron Bjarke.
teatri i ri
Arkitekti i njohur në të gjithë botën për veprat e tij arkitektonike, thotë se fillimisht është punuar mbi dy variante, rikonstruksionin e teatrit dhe ndërtimin e tij nga e para. Por shumë shpejt, thotë Bjarke Ingeles, varianti i parë u rrëzua pasi jo vetëm që nuk jepte zgjidhje për një institution të rëndësishëm sikurse teatri, por njëkohësisht edhe kostoja e një ndërhyrje të tillë ishte e lartë.

 

 

“Ajo që kuptuam shumë shpejt është se dy volumet e holla të godinave ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, janë ndërtuar si hapësira argëtimi për ushtarakët italianë dhe pastaj janë transformuar e përdorur si teatër. Por nuk kanë dimensionet fizike për të mbajtur një audience të madhe, që do të ishte e rëndësishme për një Teatër Kombëtar, nuk ka hapësira për skenat anësore, nuk ka lartësinë e mbiskenës, nuk ka një nënskenë: pra nuk ka gjeometrinë për te funksionuar si një Teatër Kombëtar”, thekson arkitekti Bjarke.

Arkitekti i Teatrit te ri, vlerëson debatin e artistëve, por thotë se ky projekt i përshtatet më së miri qendrës së transformuar të Tiranës.

“Mendoj se njerëzit e shqetësuar për të ardhmen e Teatrit Kombëtar do të kuptojnë se ajo që kemi projektuar për ta, është diçka që do t’i lejojë ata të krijojnë shfaqje, të tregojnë historitë kombëtare, historitë e kulturave të tjera, në një mënyrë shumë herë më të mirë, duke prekur një audiencë shumë herë më të madhe, se ajo që është e mundur sot. Dhe mendoj se më shumë se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndërtuara me qëllim argëtimin e ushtarakëve, pyeta është a duhet të ketë qendra e Tiranës një Teatër të vërtetë Kombëtar, të projektuar dhe të ndërtuar me qëllim që të jetë Teatër Kombëtar”, tha ai.

Bjarke tregon edhe një shembull të ngjashëm rreth 3 dekada më parë në Barcelonë, ku fillimisht pati diskutime e më pas të gjithë ishin të lumtur për ndryshimin. “Barcelona ka kaluar një transformim të ngjashëm në vitin 1992, përpara Lojërave Olimpike. Shumë pranë me Qendrën Kulturore Bashkëkohore të Barcelonës, është Muzeu i Artit Bashkëkohor te Barcelonës. Edhe në këtë hapësirë ndodheshin disa ndërtesa ushtarake të vjetra në atë kohë që u shembën. Patjetër që kishte njerëz të shqetësuar që pyesnin ç’po ndodh, përse po i ndryshoni gjërat, çfarë do të ndërtohet. Por mendoj se po ata njerëz sot, 30 vjet më vonë, janë tejet të lumtur që morën këto vendime të rëndësishme. Mendoj që Tirana ndodhet në një moment të ngjashëm sot”, u shpreh arkitekti danez.

Bjarke nënvizon se prej një viti është punuar për projektin e teatrin e ri që do të jetë pafundësisht më i mirë dhe plot me mundësi krahasuar me godinën aktuale.

“Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ndërtohet në kufi të Sheshit Skënderbej dhe do të vazhdojë transformimin urban që ka filluar me sheshin dhe që është vlerësuar me çmimin e parë në Barcelonë. Pra, krijon një piacë të re publike, krijon një godinë që është e hapur ndaj hapësirave që e rrethojne “, tha Bjarke.

Sipërfaqja funksionale e teatrit, skenat anësore, nënskena, mbiskena, dhe aty ku stafi i teatrit do të përgatisë shfaqjet apo skenarin, do të jenë transparente për kalimtaret e rastit. “Nëse je duke ecur përreth hapësirës së Sheshit Skënderbej, do të mund të shohesh që shfaqja e Hamletit për shembull po përgatitet, dhe do të frymëzohesh, do të kuptosh se ka një Teatër Kombëtar funksional në zemër të Tiranës”, tha Bjarke.

LEAVE A REPLY