Saturday, September 22, 2018

Meta flet për Xhakën e Shaqirin: Dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kaliningrad

380
0

Presidenti Ilir Meta në një intervistë pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë në Rusi, tha se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.

Zvicra fitoi me rezultatin 2-1 me Serbinë mbrëmjen e sotme.

Dy golat për kombëtaren e Zvicrës u shënuan nga futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Presidenti Meta organizoi një “fun-club” me tifozë përpara ndërtesës së Presidencës.

MetaNjë mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit. Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores. Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët.

LEAVE A REPLY