Tre makina janë përplasur në rrugën e Rinasit mëngjesin e së shtunës.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, një prej tyre në gjendje të rëndë shëdetësore.
Të plagosurit janë shtetasit me iniciale S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç, që janë jashtë rrezikut për jetën dhe O. M., 23 vjeçe që ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.