Tarifa në Rrugën e Kombit, kuksianët kërkojnë zerim të tarifës

0
703

Qeveria e uli në një mijë lekë tarifën për Rrugën e Kombit por banorët e qarkut të Kukësit nuk janë ende të kënaqur. Grupi organizator i protestës nuk lëkundet nga qëndrimin për zerim të tarifës për qarkun e Kukësit. Ata thonë se tarifa është e një anshme, e padrejtë dhe nuk është konsultuar me grupet e interesit.

Ibsen Elezi, anëtar i këshillit organizativ të protestësSkema vjen si rezultat i gjykimit të njëanshëm, pa diskutime paraprake me grupet e interesit dhe pa konsideruar mendimet dhe propozimet e tyre. Kjo skemë nuk e konsideron taksën si të padrejtë por thjesht kamuflon mënyrën e pagesës. Komisioni i qëndron kërkesës fillestare për taksën zero.

Nëse kërkesa e tyre bie sërish në vesh të shurdhët, banorët e Kukësit do t`i rikthehen protestave

EleziNe nuk jemi të pritur për protestë, por nëse kjo do të mbetet e vetmja alternativë, ne nuk do të kishim zgjidhje tjetër. 

Tarifa për kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill, vlera e saj varionte nga 2.5 deri në 22.5 euro. Banorët e Kukësit u ngritën në protestë duke djegur pikën e kalimit me pagese, ç’ka detyroi qeverinë të rishikonte kontratën me firmën koncensionare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here