Përpara samitit të Këshillit Evropian më 28 qershor Austria paralajmëron votën pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ministrja e Jashtme Austriake, Karin Kneissl tha se ka një dritë jeshile për hapjen e negociatave.
“Kjo nuk është çështje bujarie, por çështje llogjike,”-tha ajo.
Ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë janë vendosur kërkesa të caktuara.
Shqipëria i kërkohet reformë në gjyqësor ndërsa Maqedonisë zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë.
“Nëse këto kërkesa janë plotësuar, ne duhet t’i vendosim këto mekanizma në lëvizje për hir të besueshmërisë sonë,”-tha Kneissl, duke iu referuar marrëveshjes midis Athinës dhe Shkupit, sipas së cilës Maqedonia do marrë emrin “Maqedonia e Veriut”.
Por Kneissl theksoi se ata nuk mund të në emër të të gjitha shteteve të BE.