Kapja e 3.4 mln eurove në ‘Toyota Yaris’, Vasili i kërkon llogari Ramës: Presim…

0
813

Duke komentuar kapjen e 3.4 milionë eurove në dy makina tip ‘Toyota Yaris’, një ditë më parë në Portin e Durrësit, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se po pret alibinë e radhës së kryeministrit Rama. Vasili shkruan në Facebook, se paratë e krimit kanë marrë dhenë dhe po shkatërrojnë shoqërinë.

STATUSI I PLOTË
Miliona euro kriminale ne Durrës, presim ndonjë sqarim idiot te kryeministrit.
Paratë e krimit kane marrë dhënë dhe po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare, ekonominë e vendit dhe kane inkriminuar qeverisjen e kryeministrit deri ne palce.
Kryeministri peng i parave kriminale jep vazhdimisht shpjegime idiote për gjoja armiq, gjoja opozite qe i hedh balte.

Po tani qe miliona euro u kapen ne portin e Durrësit çdo thotë kryeministri?
Presim shpjegimin idiot të radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here