Kryeministri Edi Rama e quan të rremë lajmin që qarkullon prej kohësh në Shqipëri për strehimin e 600 mijë refugjatëve nga vendet e lindjes.
Në një status në “Facebook”, Rama shkruan se samiti i BE për refugjatët shpoi tullumbacen e lajmit të rremë, që sipas tij është prodhuar nga esadistët e rinj të Shqipërisë.
“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp🙏”, shkruan kryeministri.