Reshje intensive në disa qarqe, si do të jetë moti këtë javë

0
828

Muaji qershor duket se do të mbyllet me të njëjtat kushte sinoptike si pjesën tjetër të muajit. Meteoalb thotë se deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit, por pas kësaj dite, do të vijnë ditët me diell, duke shënuar edhe rritje temperaturash. Ndërkohë, sipas Institutit të Gjeoshkencave, në disa prej qarqeve, reshjet do të jenë intensive.

Parashikimi sipas IGJEUM: Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) ne gjysmën e qarqeve të vendit pritet të ketë reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa prej tyre. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve, reshjet priten të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore sot pasdite dhe në mbrëmje.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 24 °C
në vendet e ulëta: 17 / 25 °C
në vendet malore: 10 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Parashikimi për javën e fundit të qershorit sipas Meteoalb:

Deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë edhe bregdetin pjesërisht të hënën dhe të martën ndërsa pjesa e dytë e javës sjell mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar.

Temperaturat mbeten relativisht të ulëta ditët e para të javës por rriten të enjten dhe në vijim duke kulmuar në fundjavë kur maksimumet ngjiten mbi 32°C.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here