Kreu i kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ish-drejtorin e përgjithshëm të Gjykatës Austriake të Auditimit dhe ish-anëtarin e Gjykatës Europiane të Auditit, Hurbert Weber. Në takim me Ruçin, Weber shoqërohej nga kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj.
Ruçi i tha Hurbert Weber se, Kuvendi i Shqipërisë si organ që ka për detyrë të kontrollojë performancën e qeverisë dhe agjencive të saj, po bashkëpunon ngushtësisht me Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Deputetët në jo pak raste, tha kreu i Kuvendit, mbështeten në indiciet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sot sipas Rucit, KLSH ka më shumë garanci për zbatimin e standardeve dhe të bëjë kontrolle më efikase.
Hurbert Weber falenderoi Rucin për pritjen dhe i tregoi për bashkëpunimin e tij të ngushtë me kontrollin e lartë të shtetit. Weber tha se bashkëpunimi midis KLSH dhe Kuvendit është shumë i rëndësishëm. Rëndësi që u vlerësua edhe nga vetë kryetari i KLSH, Bujar Leskaj që pohoi mbështetjen e madhe të kuvendit për institucionin që ai drejton.