Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku do i nënshtrohet vettingut.
Një lëvizje e tillë eshte nje rrugën qe mund çoje ate drejt emërimit si Prokurore e Përgjithshmë e Përhershme, i cili ishte edhe qëllimi i Kryeministrit Rama kur u propozoi deputetëve emrin e znj. Marku.
Kryeprokurorja do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 3 korrik 2018, ku do të japë llogari për pasurinë e saj, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Seanca dëgjimore në KPK do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.
Marku u zgjodh kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme vitin e kaluar vetëm me votat e mazhorancës.
Ndërsa nga ana e opozitës e kanë quajtur një “vegël” në duart e kryeministrit Rama.