Hahn thirrje Këshillit të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

0
756

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn,  i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.  Zyrtari i lartë evropian,  thotë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE, ndryshe parlajmëron çdo vendim kundër do ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e këtyre vendeve.

Para takimit të  ministrave të  Jashtëm të vendeve anëtare të BE, në Luksemburg, që paraprin vendimit të  Këshillit Europian, Komisioneri për zgjerim në  Bashkimin Europian, Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Zyrtari i lartë europian thotë se Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE.

Hahn: ” Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm, dhe shpresoj që ky është më në fund rasti   sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon, edhe vetëm në muajt e kaluar  të gjitha  janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate , nuk do të mund ta kuptoja” 

Hahn si arritje  kryesore për shqipërinë,  liston reformën në drejtësi, ndërsa për maqedoninë ai vlerëson marrëveshjen për  emrin.  Hahn kishte një parlajmërim për Këshillin Evropian.:

Hahn: “Nëse kjo nuk do të shpërblehet në një mënyrë kuptimplotë, mendoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e rajonit”

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE, është shprehur zyrtari i lartë evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here