Haki Çako emërohet në krye të Emergjencave Civile, ikën Shemsi Prençi

0
817

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi është shkarkuar nga detyra pas 5 vitesh. Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i shkarkuar nga Ministri Fatmir Xhafaj. Prej muajit Prill të vitit 2018 Çako është Këshilltar pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajmin e largimit nga detyra e ka bërë me dije vet Prençi në rrjetet sociale, duke theksuar se është në pritje të një detyre tjetër.

“Duke filluar nga sot, ju informoj se nuk do të jem më në detyren e Drejtorit të Përgjithshëm të EC, pasi jam në pritje të marrjes së një detyre tjetër, por ju garantoj se do jem pjesë e EC si vullnetar gjatë gjithë jetës time duke vënë në dispozicion eksperiencën dhe energjitë e mia ashtu si bëjnë njerëzit e civilizuar në gjithë botën për të ndihmuar njerëzit në nevojë”, shkruan ai në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here