Përfaqësuesja e lartë e BE, Federika Mogherini është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa inkurajon dhe pret që vendet anëtare të marrin vendimin e duhur.
Në një prononcim për mediat para një takimi me këshillin e jashtëm të BE, përfaqësuesja e lartë u shpreh se kur ka progres kjo gjë duhet njohur dhe vlerësuar.
Mogherini: Ne rekomandojmë si komision që të happen negociatat si me Shkupin ashtu edhe me Tiranën. Ky është një proces i bazuar mbi meritën, duhet të jetë bazuar mbi meritën. Që do të thotë kur ka progres dicka e tillë duhet njohur dhe inkurajuar. Shpresoj dhe pres për vendet anëtare të marrin vendimin e duhur. Më lejoni të them se shoh progres në Ballkan, që është impresionues.
Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE për të vijuar.
Ajo foli me nota pozitive për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe për marrëveshjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Mogherini: Unë jam dëshmitare e formosjes së marrëveshjes së emirt mes Greqisë dhe Maqedonisë. Ishte dicka historike që duhet mbështetur. Kisha dje një takim të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Ky proces është i vështirë, por mjaft inkurajues. Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE që të japë rezultate.