Duke nisur nga 1 korriku, pensionet do të indeksohen në masën 2.8%, pra rritja për një pension mesatar do të jetë 354 lekë/muaj. Përfitues janë rreth 665 mijë persona.
Duke nisur nga data 1 korrik, pensionistët do të përfitojnë indeksim të pensionit të tyre në masën 2.8%.
Kjo do të thotë se për një person që merr pension mesatar, në llogarinë e tij do të shtohen rreth 364 lekë.
Në këtë grafikë (shikoni videon) llogaritet masa e përfitimit të pensionit për kategori të caktuar.
Pensioni minimal me indeksim shkon në rreth 13.378 lekë, ai maksimal në 26.756 lekë dhe pensioni i fshatit në 91.601 lekë.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, thotë se numri i përfitueseve është 665 mijë.
Hado: Të gjithë pensionistët që do ta tërheqin këstin e tyre mujor të pensonit nga data 1 korrik do ta kenë bashkë me indeksimin që është në masën 2.8%. Të gjithë pensionistët që ne paguajmë do të kenë në masën e pensionit të muajit korrik 2.8% më shumë të masës së pensionit. Nuk rriten me 2.8% dhe kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Numri i përfituesve është rreth 665 mijë pensionistë.
Fondi i vënë në dispozicion është 1.55 mld lekë deri në dhjetor, dyfish i rritur për vitin që vjen.
Masa e indeksimit të pensionit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, duke marrë në konsideratë shportën e ushqimeve, nevojat bazike për një pensionist.