Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në Durrës,Berisha ironizon Ballën

0
661

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen sulmet sa herë i jepet rasti për qeverinë ‘Rama’. Ndaj në valën e akuzave dhe sulmeve pas kapjes së 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit, që ishin fshehur në dy ‘Toyota’, Berisha ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

 

 

Përmes një fotomontazhi, Berisha nuk ka dashur të japë komente, ndërsa sipër dy fotove shkruhet; “Kërkon gjithë jetën qerosin me X6” si dhe “Shikon në rrugë katundarin me Toyota e 5 milionë euro në bagazh”.

Kujtojmë se të enjten e kaluar kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi publikisht Ballën si porositës të kësaj sasie lekësh. Por vetëm pak ditë më parë në portin e Durrësit u sekuestrua kjo sasi e madhe eurosh, ndërsa u arrestuan disa persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here